Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 13:30, shkak mungesa e kuorumit

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 11:32 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë shumicën e projektligjeve dhe raporteve për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi ka miratuar vetëm kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019.

Pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit Aida Derguti ka njoftuar se seanca shkon në pauzë deri na 13:30.

“U vendos që të shkojmë në pauzë dhe të kthehemi në ora 13:30”, tha ajo.

Të ngjashme