Kuvendi shkon në pauzë, miratohen disa marrëveshje ndërkombëtare

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 14:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi ka ndërprerë punimet për të shkuar në pauzë deri në orën 16:15.

Pos diskutimeve, Kuvendi ka miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare të parapara në pikat e seancës së sotme, raporton Ekonomia Online.

U miratua ligji për ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet Kosovës dhe Unicredit Banka Austria AG, për sistemin e largimit të ujërave të zeza për komunën e Podujevës, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe MASHT-it.

Po ashtu, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e projektit ndërtimi I sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës.

Kurse, deputetët nuk dhanë edhe votat për projektligjin për Marrëveshjen për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës.

Të ngjashme