Kuvendi shqyrton Projektligjin për buxhet, PDK kritikon për mospërfshirjen e rritjes së pensioneve

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën plenare të Kuvendit është shqyrtuar Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Kosovën për vitin 2021, ku opozita ka kritikuar Qeverinë për mos përfshirjen e rritjes së pensioneve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja, tha se buxheti për vitin 2021 është parashikuar të jetë 2.4 miliardë euro.

“Ne do të mbështesim rishikimin për buxhetin ku shpenzimet ishin parashikuar 2.4 miliardë euro. Arsyeja e dytë është rishikimi i të hyrave të jenë 1.8 miliardë euro. 563 milionë euro borxhi publik të zvogëlohet në 474 milionë euro. Shkalla e borxhit publik ishte 28.6%. Ky projektligj parasheh 34 milionë euro për MSh, 60 milionë euro për transfere, 12 milionë euro për bujqësi. Ne mendojmë që balancimi i buxhetit të jetë i nevojshëm”.

Nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza, ka thënë se në Projektligj nuk është paraparë rritje të pensioneve dhe pagave duke shtuar se rritja ekonomike 3.4% nuk është e mjaftueshme.

“Premtimet që janë të shkruara në program të qeverisë nuk janë në buxhet. Nuk do të ketë rritje të pagave, pensioneve, fillim të implementimit të fondeve që janë mbi dhjetëra prej tyre. Ai tha se pësojnë bizneset. Përkundër rritjes së numrave defici buxhetor ngelet në nivele të larta dhe zbret në 4.6%. Rritja e borxhit publik 2 miliardë euro dhe rritja ekonomike 3.4 për qind nuk do të jetë e mjaftueshme. Organizata buxhetore dhe komuna kanë kërkesa dhe kanë të hyra vetanake të pamjaftueshme. Nga po vjen rritja ekonomike sepse nuk mund të vazhdojë për një periudhë sepse nuk mund të huazosh më. Duhet me qenë ma të kujdesshëm por kam pritur do të ketë një përmirësim”.

Muja tha se nëse opozita ka paqartësi të shkojnë te ministria e Financave.

“Të hyrat tatimore deri në vitin 2019 kanë qenë 130 milionë, dhe ka rritur në 150 milionë euro te hyrat direkte. 568 milionë euro kemi në vitin 2021”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme