Kuvendi s’ka kuorum për rezolutën për çështjen e të pagjeturve

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Rezoluta për çështjen e të pagjeturve nuk ka dalë në votim në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mungesë së kuorumit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, që ka iniciuar interpelancën, ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë të dhëna të qarta se si po trajtohet çështja e të pagjeturve në dialogun Kosovë-Serbi.

Dy pikat e kësaj rezoluta ishin se çështja e të pagjeturve s’mund të ndërlidhet, kushtëzohet apo ndërvaret nga asnjë çështje tjetër e Kuvendi i kërkon Qeverisë të mos pranojë të bisedojë me asnjë zyrtar të Serbisë pa ofrimin e menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e të gjithë personave që nuk janë gjetur.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë pas leximit të këtyre pikave se në Kuvend s’ka kuorum për ta votuar andaj ka kërkuar që sapo të mundësohet kuorumi rezoluta të dalë në votim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme