Kuvendi s’ka kuorum për t’i votuar projektligjet

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 14:38 | Nga

Kuvendi i Kosovës sërish ka probleme me miratimin e projektligjeve në mungesë të kuorumit.

Në fund të seancës së jashtëzakonshme ku po debatohet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ku u prit të bëhet votimi, në mungesë të deputetëve, kryesuesi Sabri Hamiti u detyrua t’i japë dhjetë minuta pauzë.

Kjo me qëllim që të bëhet numri i nevojshëm i deputetëve për votim.

Për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nevojiten të jenë të pranishëm së paku 61 deputetë.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahet gjatë ditës së enjte, por kishte dështuar për shkak të kuorumit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme