Kuvendi s’miraton rekomandimet për shfuqizimin e vendimit të kryeministrit për rritjen e pagave

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 10:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rekomandimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin e vendimit për rritje të pagave, raporton Ekonomia Online.

Disa deputetëve të VV-së nuk kanë mundur të votojnë në mënyrë elektronike për shkak të problemeve teknike. Kështu ata në shenjë proteste kanë kërkuar të shkohet edhe një herë në votim.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas kundërshtimit të këtyre partive ka kërkuar që të mos manipulohet votimi.

Ai ka ftuar për diskutim shefat e Grupeve Parlamentare.

Kryetari Veseli, tha se nuk mund të presim deri sa deputetët t’i kryejnë “rangët” e shtëpisë.

“104 deputetë janë prezent. Edhe 2 minuta vijnë përforcimet e grupeve parlamentare dhe votojmë”.

Në votimin e dytë ku votuan 107 deputetë, përsëri nuk kaluan rekomandimet. Për votuan 49 deputetë dhe kundër ishin 58 deputetë.

Qeveria ka marrë vendim që të pezulloj përkohësisht vendimin për rritje ta pagave më 1 shkurt.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se ky vendim do të pezullohet derisa Gjykata Kushtetues të dalë me qëndrim rreth kërkesë së 30 deputetë të Kuvendit.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nxjerrë konstatimin sipas të cilit vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave është konflikt interesi, që do të duhej trajtuar sipas ligjit në fuqi.

Haradinaj, me anë të një vendimi të datës 21 dhjetor 2017, ia ka rritur  pagën vetes, anëtarëve të kabinetit qeveritar, këshilltarëve dhe disa zyrtarëve të stafit të zyrës së kryeministrit.

Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, paga mujore e kryeministrit është vendosur të jetë 2 mijë e 950 euro. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të pagave edhe të zëvendëskryeministrave dhe ministrave. Rroga për një ministër ka arritur në 2 mijë euro nga 1 mijë e 270 sa ishte më parë.

Me hyrjen në fuqi të vendimit për ngritje të pagave për zyrtarët qeveritar, me automatizëm, në bazë të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, do të rriten edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha nivelet.

 

 

Të ngjashme