Kuvendi sot mban seancë, në rend dite janë 28 pika

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 07:58 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 10:0 do të ketë seancë me disa pika të rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës janë si më poshtë:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
  19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
  20. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  21. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  23. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
  24. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
  25. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  26. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
  27. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
  28. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme