Kuvendi sot mban seancë, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publikë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës të enjten mban seancë plenare ku ndër të tjera do të shqyrtohet Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026.

Në këtë seancë, pritet shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publikë.

Po ashtu në rend të ditës do të jetë edhe: Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2022 – 2026 dhe shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Seanca mbahet me fillim nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,

8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.

Të ngjashme