Kuvendi të enjten vazhdon seancën, ndër pikat e diskutimit edhe greva e BSPK-së

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do ta vazhdojë seancën, ku në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca e 15 shtatorit dhe 4 gushtit.

Seanca sipas një njoftimi, seanca do të nisë në orën 11:00, ndërkaq pika e parë është debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

I. Pikat tjera papërfunduara nga Seanca plenare më15 shtator 2022:

 ​9.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  4. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  5. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  6. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 4 gusht 2022:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së    Kosovës,
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
  3. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
  4. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
  5. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
  6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Të ngjashme