BE: Kuvendi të jetë më aktiv

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 15:52 | Nga

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një komunikate për shtyp ka kërkuar nga Kuvendi që të takohen rregullisht dhe të funksionojë në mënyrë efektive.

BE gjithashtu ka kërkuar nga deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë pa vonesa prioritetet.

Më poshtë gjeni komunikatën e zyrës së BE-së:

“Kosova ka një perspektivë evropiane. Por ritmi i afrimit të Kosovës me BE-në varet qartë nga ritmi më të cilin ajo i zbaton reformat në të gjitha fushat përkatëse, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore.

Një demokraci funksionale, efektive, shumëpartiake parlamentare është thelbësore në Kosovë në mënyrë që t’u mundësojë ligjvënësve kosovarë t’i bëjnë këto reforma shumë të nevojshme.

Është e rëndësishme që të ndiqen proceset demokratike, që parlamenti të takohet rregullisht, të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë efektive, dhe të mbështes sundimin e ligjit.

Ne presim që të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë pa vonesa të panevojshme prioritetet që pasqyrojnë vullnetin e popullit.

Në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, BE-ja po i ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet dhe pret që të gjithë aktorët politikë të veprojnë me përgjegjësi, për hir të popullit të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme