Kuvendi vazhdon punimet nesër

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet në seancën e sotme, për të vazhduar nesër nga ora 10:00.

Për shqyrtim kanë mbetur edhe tri pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Të ngjashme