Kuvendi s’e mbështetë kolegjin ndërkombëtar të biznesit Mitrovica

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 12:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (SPARK) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica, raporton Ekonomia Online.

Në votim morën pjesë 106 deputetë, 66 prej tyre votuan për, 25 kundër dhe 12 deputetë abstenuan. Ky projektligj ishte votuar edhe në seancën e 15 marsit, por as atëherë nuk ishte miratuar.

Deputetët nuk kanë miratuar as Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

Në votim morën pjesë 103 deputetë, 57 prej tyre votuan për, 27 kundër dhe 19 deputetë abstenuan.

Të ngjashme