Kuvendi voton Komisionin Parlamentar për arritjen e konsensusit për Tribunalin

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:45 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 62 vota propozimin e deputetit të PSD-së, Faton Topalli për krijimin e një komisioni parlamentar që të harmonizojë qëndrimet e të gjitha partive përkitazi me rezolutën për Tribunalin, raporton EkonomiaOnline.

“Jemi tubua për një çështje shumë të rëndësishme. PSD e kupton këtë si çështje të rëndësishme dhe është për ngritjen e tribunalit është për atë që ata që kanë shkaktua krime të luftës të paraqiten para drejtësisë. Meqë kjo i kalon interesat partiake jemi te mendimit që të krijohet një konsensus mbipartiak”.

“Mos ta lëmë si nismë të një individi por ë gjejmë konsensus të përbashkët pozitë e opozitë që t’i arrijmë qëllimet që sot po diskutojmë. Propozoj që ta krijojmë një komision parlamentar i cili do ta merr këtë bazë tekstin që e kemi nga propozuesi t’i harmonizojmë qëndrimet dhe pas tyre të shtrohet kjo çështje për votim. Kjo i tejkalon suazat e një partie prandaj jemi të interesuar të kemi një konsensus”.

Të ngjashme