Kuvendi voton në parim projektligjin për arkivat shtetërore – Çeku: Synojmë pasurimin e arkivave

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 12:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi e ka votuar në parim projektligjin për arkivat shtetërore. Nga 81 deputetë që ishin në sallë, 63 prej tyre kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se me këtë Projektligj është paraparë edhe pasurimi i arkivave.

“Në arkiva kanë munguar përkufizimet. Agjencia shtetërore është institucion i veçante. Me projektligjin e ri janë përcaktuar dy nivele qendror dhe ai ndërkombëtar. Është paraparë edhe themelimi i këshillit profesional.  Me projektligjin e ri është paraparë transporti i materialeve arkivore. Është paraparë edhe pasurimi i arkivave. Janë shtuar edhe dispozitat ndëshkuese, gjobat. Ai kërkoi miratimin e ligjit për arkiva shtetërore. Në lidhje me shqetësimin se ku duhet të vendoset ka qenë diskutim i grupit punues. I kemi ndjek dy parime se ku duhet të funksionojë më mirë. Kemi kërkuar të gjejmë hapësirën më të mirë ku mund të funksionojë agjencia. Nëse është në zyrë të kryeministrit nuk do të thotë që do të marrë buxhet më të madh”, tha ai.

Të ngjashme