Kuvendi voton për vazhdimin e masave emergjente në energji, ndërpritet seanca

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës ka votuar për vazhdimin e masave emergjente në energji, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për edukimin në fëmijëri të hershme.

Më pas kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka ndërprerë seancën.

“Duhet ta ndërpresim këtë seancë pastaj vazhdojmë kurdo që merremi vesh në Kryesi”, tha kryetari Konjufca.

Kjo seancë ishte paralajmëruar të niste në ora 11:00, mirëpo u shty për në 13:00, duke bërë që deputetët e opozitës ta braktisin atë.


Të ngjashme