Kuvendi voton pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 13:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 63 vota për dhe 9 vota kundër, deputetët kanë votuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë së Agjencisë së Akreditimit, raporton Ekonomia Online.

Opozita e ka kundërshtuar ratifikimin e shtatë anëtarëve të KSHC-së.

E për këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se të gjitha vendimet janë bazuar në rekomandimet e Komisionit, derisa tha se është e rëndësishme funksionalizimi i Këshillit.

Ajo ka thënë se anëtarët e Këshillit të kaluar kanë dhënë dorëheqje në shkurt.

“Vendimi është marr bazuar në rekomandimet e Komisionit, pesë anëtarë të Këshillit të kaluar kanë dhënë dorëheqje dhe këshilli është jo funksional”.

“Dua të garantojë që Agjencia e Akreditimit të jetë institucion i pavarur. Nga UP-ja janë dy anëtarë të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë”.

“Në asnjë moment nuk kërkova që të mos flasim për KSHC-në, sepse çdo ankesë apo argument qe ju e keni mund ta adresoni, por jo të jepen deklarata të paqëndrueshme”.

Opozita tha se në emër të urgjencës janë duke pozicionuar njerëz të afërm politik e familjarë.

LDK-ja ka dal kundër këtij këshilli duke e quajtur “puro politik”. Deputetja e kësaj partie, Vlora Dumoshi tha se aprovimi i këshillit Shtetërorë të Cilësisë nuk garanton depolitizimin.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se akomodimi i nipave nga dajtë e tyre nuk i bënë nder askujt.

“PDK-ja ka ngritur këto çështje: në bazë të emërimit që ministrja bën për komisionin që duhet t’i shqyrtojë dosjet, ne kemi vërejtje sepse personat që as nuk kanë përfunduan studimet duhet të vendosin për profesorët. Studenti vendosë për profesorin mos të themi që ai student është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Thuhet që Komisioni përgatit listën e ngushtë të kandidatëve, komisioni ka rekomanduar 9 anëtarë në listën e ngushtë prej të cilëve ministrja është dashur t’i zgjedhë katër anëtarë, ajo ka zgjedhur tre dhe ka marrë një person nga lista e gjerë e aplikantëve. Kur kësaj ia shtoj që edhe deputeti (Ardian) Muja është udhëheqës atëherë kuptohet se si do të ndikojë trysnia politike në të ardhmen. Çështja tjetër shqetësuese është akomodimi i anëtarëve të familjes. Akomodimi i nipave nuk besoj që u bën nder institucioneve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së Memli Kransiqi tha se me arsyetimin e urgjencës Qeveria po i mbush institucionet me njerëz të afërt partiak e familjarë, raporton EO.

“Nën arsyetimin e emergjencës, tendenca e Qeverisë është që ta mbush këtë institucion me njerëz të afërt, familjarë të udhëheqësve të Qeverisë. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç se nepotizëm”.

Bashkëpartiaku i Krasniqit, deputeti Uran Ismaili tha se është gabim të fshihet krimi përmes librezave partiake, raporton EO.

“Debat i rëndësishëm duke fshehur nepotizmin, me u fsheh krimi me u fsheh nipi e daja nëpërmjet librezave partiake është i gabueshëm”.

Të ngjashme