Ky ekonomist është pjesë e VV-së në Gjilan

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Liridon Daki është bërë pjesë e VV-së në Gjilan.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të kësaj dege në Facebook, ku thuhet se ai është i lindur në Dardanë, dhe se është në përfundim të mbrojtjes së diplomës në nivelin Master, në departamentin Ekonomiks në Universitetin e Prishtinës.

“Ai për momentin punon si Analist Kreditor në një nga institucionet mikrofinanciare, ndërsa në të kaluarën ka punuar si ligjërues në Qendrën Gjermane të Kompetencës në Prishtinë dhe në Kolegjin Don Bosko në Gjilan. Gjithashtu, për katër vite ka punuar si ligjërues i lëndëve ekonomike dhe matematikës në “LoogiX Training Center””.

“Daki numëron një varg punimesh e studimesh me theks te veçantë në fushën e papunësisë, tregut të punës dhe menaxhimit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane”, thonë nga VV.

Të ngjashme