Ky ekonomist i bashkohet VV-së

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Mentor Hyseni është anëtarësuar në këtë parti.

Kurti deklaroi se Hyseni aktualisht është duke përfunduar doktoraturën në fushën e Financave dhe Ekonomisë Ndërkombëtare në Qendrën Europiane për Paqe dhe Zhvillim, Universiteti i Paqes themeluar nga Kombet e Bashkuara.

“Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar po ashtu në fushën e Financave në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Mentori ka një përvojë prej 15 viteve në sektor publik, organizata ndërkombëtare, universitet, dhe shoqata profesionale të fushës së financave publike”.

“Për 12 vite Mentor Hyseni ka punuar në pozita të larta menaxheriale nëpër institucione të ndryshme publike në Kosovë si Ministria e Drejtësisë dhe Korporata Energjetike e Kosovës. Ndërsa në 4 vitet e fundit Mentori punon si Ekspert i Financave Publike në Kuvendin e Kosovës duke ofruar ekspertizën e tij të gjatë për t’i shërbyer një qeverisje më të mirë të parasë publike”,ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme