Ky është aderimi i radhës në AAK

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar aderimin e radhës në Aleancë.

Bëhet fjalë për Filloreta Gashi Mjeku, e cila mbaruar Master në Studime Evropiane dhe ka një përvojë pune në institucione vendore dhe Agjencinë Anti Korrupsion.

“Filloreta Gashi Mjeku ka mbaruar Master në Studime Evropiane dhe ka një përvojë pune në institucione qeveritare vendore dhe Agjencinë Anti Korrupsion. Fushë të ekspertizës së saj janë Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ajo ka kryer trajnime profesionale për vite me radhë, kryesisht në fushën e politikës, diplomacisë dhe çështjeve gjinore. Filloretës i urova mirëseardhje në Aleancë dhe suksese e mbarësi në rrugëtimin e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se javët e fundit, është shtuar numri i profesionistëve të moshave të ndryshme që po i bashkohen Aleancës.

Të ngjashme