Ky është kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Deçanit

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nominuar Bashkim Ramosajn si kandidat për kryetar të Deçanit edhe për një mandat tjetër.

Ka qenë vetë Ramosaj ai që e ka bërë të ditur këtë vendim.

“Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj, më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit. Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si edhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme.
Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën”, shkruan Ramosaj në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme