Ky është momenti kur Korab Sejdiu voton kundër Kadri Veselit

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 14:49 | Nga

Korab Sejdiu i cili deklaroi largimin e tij nga partia e Behgjet Pacollit, nga ku ai ka shërbyer si nënkryetar, ka votuar kundër Kadri Veselit për Kryeparlamentar.

Siç edhe shihet në fotografi, Behgjet Pacolli e Labinot Tahiri janë ulur pak më poshtë Sejdiut, derisa ky i fundit ka ngritur dorën për ta dhënë votën e tij, për të cilën edhe braktisi subjektin.

Pacolli pas një marrëveshje që e arriti me LDK-në e Alternativën, mori vendim që t’i bashkohet koalicionit PAN, për siç tha ai, të mirën e shtetit.

Korab Sejdiu tash e tutje do të veprojë si deputet i pavarur, derisa vazhdon të qëndrojë me ata të LA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme