Ky është paralajmërimi i Hotit, nëse nuk vaksinohemi

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka bërë qytetarëve thirrje për vaksinim.

Nëse, kjo nuk ndodh, sipas tij, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.

Teksa shton se në spitale rikthehen pamjet e pacientëve që luftojnë për jetën.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Hoti:

Lutje për të gjithë për vaksinim.Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.

Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme