Ky është plani i Frashër Krasniqit për pjesëmarrje në seancën konstituive

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 07:57 | Nga

Frashër Krasniqi do të jetë deputet i Parlamentit të Kosovës.

Por ai tash e dhjetë muaj është në arrest shtëpiak. Së voni kjo masë iu vazhdua edhe për dy muaj – çka nënkupton se ai mund të mos marrë pjesë në seancat e kuvendit.

Por Krasniqi për Klan Kosova e ka shpalosur planin e tij.

“Normalisht do të përpiqem që të marrë pjesë duke kërkuar leje”, ka thënë Krasniqi për “Ora e Fundit”.

“Nuk pres shumë nga kjo gjykatë sepse kanë ditur të tregojnë më herët se e shpërfillin vullnetin e qytetarëve”, ka vazhduar ai.

“Nuk pres shumë por do t’i drejtohem gjykatës që të më lejojë të marrë pjesë ne seanca”.

Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë vetëm kërkesë e tij, por e mbi 7 mijë qytetarëve që e votuan atë, si dhe mbi 200 mijë të tjerë që e votuan Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjykata do të duhej ta dëgjonte një kërkesë të tillë”.

Por që ekziston mundësia që Krasniqi të mos lejohet të marrë pjesë as në seancën konstituive.

“Nuk e di si”.

“Do ta diskutojmë këtë çështje të shohim çka të bëjmë, nëse nuk më jepet leja për seanca”.

Ai ka thënë se është padrejtësi ndaj tij dhe tre aktivistëve tjerë, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha vazhdimi dhe mbajtja në arrest shtëpiak.

“Ditën që na u vazhdua arresti, u lëshua Naser Kelmendi që akuzohet për krim të organizuar.”

“Ai thuhet se ka kryer krime të mëdha në nivel ndërkombëtar. Është absurd i madh vazhdimi i arrestit tonë shtëpiak. Jemi të bindur në pafajësi”.

“Në këtë proces zgjedhor u dëshmua se edhe qytetarët janë të bindur për pafajësinë tonë”.

Ai ka thënë se deri tash kanë prezantuar faktet edhe në gjykatë dhe në media se janë të pafajshëm për atë që akuzohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme