Ky është reagimi i Dreshajt pas fitores në Istog

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 17:12 | Nga

Gani Dreshaj ka reaguar pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës, që ia dhanë atij fitorën në Istog, duke e përmbysur rezultatin.

Haki Rugova të dielën pas balotazhit kishte dalë para Dreshajt të AAK’së me 671 vota. E njëjta diferencë është edhe tani por në favor të kandidatit të AAK’së.

Pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës, Dreshaj i more 1475, ndërsa Rugova vetëm 133. Prej kësaj, doli në epërsi Dreshaj duke e marrë postin e të parit të Istogut.

“Faleminderit Istog, faleminderit diasporë, faleminderit sovran. Ndryshimi ndodhi, betohem se do të jem i të gjithëve, do të jem për të mirën e Istogut, për Istogun evropian. Faleminderitttttt nga zemraaaaaaaaaaaa!”, ka shkruar kandidati i AAK’së në Facebook.

Istogu bëhet komuna e tetë e fituar nga AAK’ja këto zgjedhje, ndërsa për herë të parë kjo komunë merret nga duart e LDK’së, e cila e kishte bastionin më të fortë vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme