Ky është vendimi i PZAP-së për Dragashin

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka konsideruar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaban Shabani.

Në bazë të vendimit të PZAP-së, anulohen të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve në Dragash dhe po të njëjtat mos të përfshihen më rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Shabani kishte pretenduar se pjesa me e madhe e zarfeve me fletëvotime që supozohet të kenë ardhur me postë nga Austria, Zvicra dhe Gjermania, sipas tij janë organizuar nga tre persona të cilët evidentohet se zarfet e mbishkruara me dorën e njëjtë nga i njëjti person janë dërguar brenda disa minutave nga po i njëjti person.

PZAP njofton se pas hetimeve të bëra konstatoi se nga pakot e fletëvotimeve të dorëzuara nga shtetet e Austrisë, Zvicrës dhe Gjermanisë e kanë dorëshkrimin e njëjtë.

Palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatë Supreme për vendimin e PZAP-së.

KËTU mund tëgjeni vendimin e plotë të PZAP-së.

Të ngjashme