Ky mund të jetë rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 14:07 | Nga

Koalicioni PDK-AAK-Nisma do të dalë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, duke fituar 42.8 përqind ose 46 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që LDK- AKR do të dalë e dyta me 34 ulëse 30.9 përqind të votave. Vetëvendosje 16.9 përqind të votave ose 20 ulëse.

Ky është rezultati që ka parashikuar Armend Muja, eksponent i shoqërisë civile, i cili në një postim në Facebook ka treguar se si ka ardhur te këto rezultate. Ai ka thënë se “përllogaritja është bërë duke integruar të dhënat e tendencës paraprake, mesatares së sondazheve dhe tendencës së daljes në votime”

Ky është postimi i plotë i Mujës, bashkë me grafikonin e rezultateve.

“Rezultatet e pritshme zgjedhore qershor 2017 – ne grafikon eshte paraqitur rezultati i pritshem zgjedhor dhe numri i vendeve ne Kuvend qe secili koalicion zgjdhor mund te pres. Perllogaritja eshte bere duke integruar te dhenat e tendences paraprake, mesatares se sondazheve dhe tendences se dalje ne votime. Ne baze te ketyre te ketij projeksioni koalicioni PDK/AAK/Nisma pritet ti kete rreth 341,000 votues, koalicioni LDK/AKR/Alt pritet ti kete rreth 252,761 votues, Vetevendosje rreth 138,242 ndersa te tjeret rreth 82,343 votues. Ne baze te ketyre rezultateve ne duhet te presim keta skenar:

Mandatarit te Qeverise se ardheshme Haradinajt do ti jipet rasti te krijoj qeverine ne baze te precedentit kushtetues te zgjedhjeve te kaluara. Iniciativa per krijim te Qeverise do te has ne veshtiresi meqe i duhen edhe 15 vota per te krijuar nje qeverisje stabile. Ka nevoje per votat e te gjitha komuniteve dhe Listes Serbe. Mund te krijohet qeveria por percaktues do te jete njera nga partite Serbe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme