Labi mbyll polemikat për dorëheqjen nga posti i deputetit

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 11:44 | Nga

Deputeti Labinot Tahiri, nga radhët e AKR-së, ka reaguar pas vendimit për mosdorëheqjen nga posti prej deputeti.

Përmes postimit që ka bërë në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se polemikat nëse ka dhënë apo jo dorëheqje do t’i mbyllë përmes këtij statusi dhe se nuk është pishman dhe politikën nuk e bën në dëm të qytetarëve.

Postimi i plotë i deputetit Tahiri në Facebook:

“Polemikat se a dhashë doreheqje apo nuk dhashë do t’i mbyllë me këtë status.
Ndoshta ju e mendoni që unë jam “pishmangji”, kur thoni se i ra “pishman” sa për të terhequr më shumë klikimet, por e keni gabim! Lëvizjet politike, bëhen në favor të ecurisë sime personale në karrierë.
Unë se paku politikën nuk po e bëj me popull.
Le të më lidhë dikush kerkesën time me dëmin ndaj qytetarëve,le të thotë dikush se po e demtoj qytetarin tim?!

Unë dua të qoj gurin në vendin e vet, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, por e di se do të fitojë qytetari im. Në fund të fundit, mundem siç thoni ju “me u djegë” unë si Labinot Tahiri në politikë por nuk do me thënë se unë e demtojë popullaten time, ajo nuk vjen në shprehje. Jam mesuar të digjem vetë, por jo të tjerët keni boll dëshmi!!
Le të ma thotë dikush, që deri më sot, një qytetar i vendit tim, ka pësuar humbje nga unë, apo vetëm ka fituar?!

Pra, bëjeni dallimin për lajmet që bëhen për klikime, ose për lajmet e duhuara që unë i arris në interes të përgjithshēm.
Sigurisht se lajme të mira do të ketë për të gjithë, e në veqanti shumë e shumē shpejtë, për qytetin tim të lindjes, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.
Keni pēr kë të shkruani keq e më keq, se për një “personazh më pak” se besoj të mbesni keq, mund t’u dalë ndonjë i ri !
Me lini pak me punet e mia e me leni pak të marrë frymë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme