Labi: Mjekrën e rrita për portalet, për të bërë lajm?!

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari ferizajas, njëherisht kandidat për deputet Labinot Tahiri, këtë radhë nga AAK-ja, ka ndryshuar fjalët sa i përket asaj se pse e ka lëshuar mjekrën kohë më parë. Ai ishte bërë lajm “sensacional” pasi kishte thënë se nuk do ta heqë mjekrën në shenjë proteste deri në liberalizimin e vizave.

Por, pas disa javësh ai e kishte shkelur premtimin.

“Ajo ka qenë vetëm sa për juve mediat, portalet, për ta bërë lajm. Është mjekra jem, kur du e heku kur du e rriti”, ka thënë Labi, sot në T7.

Tahiri theksoi se duhet me i marrë për seriozisht premtimet që i ka dhënë për dorëzimin e pasaportave të familjes së tij, gjë të cilën ai tha se e ka bërë.

Tahiri ishte pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit ndërsa javë më parë iu bashkua Ramush Haradinaj, nga i cili u nderua me urdhrin e Skënderbeut, me një motivacion jo shumë bindës.

Të ngjashme