Labi: Pacolli bëri çmos që të vijë ky burrë në krye të Qeverisë

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 21:29 | Nga

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka uruar zgjedhjen e Ramush Haradinaj kryeministër të vendit.

Tahiri përmes postimit në Facebook, ka përgëzuar dhe shefin e tij të partisë, Behgjet Pacolli, që ia bëri të mundur Haradinajt ardhjen në qeveri.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Urime qytetarë të KOSOVËS DHE JUVE SHQIPTARË.

Serish Kryeministër i Kosovës, Z Ramush Haradinaj.

Faleminderit I nderuari President Pacolli që bëre çmos që të viej ky burrë në krye të Qeverisë së Kosovës. 
Faleminderit të gjithëve.

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë. ✊???

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme