Labinot Tahiri: E votoj Veselin e Haradinajn, nëse më lejon partia

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 10:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se Ramush Haradinaj e meriton të bëhet Kryeministër.

Labinot Tahiri ka thënë, se nëse nuk bëhet Ramush Haradinaj kryeministër, “…një klasë e politikanëve do t’i bien pishman që e kanë dështuar këtë proces”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se Haradinaj e meriton të jetë kryeministër pasi i është mohuar e drejta njëherë të udhëheq me qeverinë. Por sipas tij, vota e tij do të jetë pro vetëm nëse e lejon partia, AKR-ja.

Sipas Tahiri, 90 % e deputetëve besojnë në punën e Haradinajt.

Tahiri tha se është e padrejtë të shikohet vetëm vota e tij dhe e Teuta Rugovës, pasi sipas tij, Haradinaj ka edhe shumë miq tjerë.

“Unë votoj nëse marr leje nga partia dhe nga lideri im, nuk jam person që bëj bllokadë, sepse popullata ka humbur shpresën, dikush duhet të reflektoj”, ka thënë ai.

Të ngjashme