Labinot Tahiri: Ndihem i privilegjuar që isha pjesë e kësaj dite historike

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ka uruar qytetarët për formimin e ushtrisë.

Labi ka deklaruar se po ndihet i privilegjuar që ishte pjesë e votimi të kësaj dite historike, shkruan Indeksonline.

Postimi i tij i plotë:

Shok e shoqe, vllezër e motra!

Urime Ushtriae Kosovës. Po ndjehem mirë dhe shumë i priveligjuar që më dhuruat mundesinë të jam pjes e votimit të kësaj dite Historike si Deputet. Ju jam mirënjohës✊?Zoti na bekoftë të gjithëve.
Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Të ngjashme