Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me deputetin Labinot Tahirin me të cilin ka diskutur për  rrjedhat politike në vend.

Në takim u diskutua edhe për kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri, poashtu sipas Haradinaj deputeti Tahiri e falenderoi Kryeministrin për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj.

“Prita në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me të cilin diskutuam për rrjedhat politike në vend.
Deputeti Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri. 
Z. Tahiri e falënderova për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme