Labinot Tahiri tregon se a do të kandidojë për deputet

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se ka qenë duke kontaktuar me një parti politike, por sipas tij, nuk arriti që të reflektojë aty ku rinia dëshironte që të jetë deputet.

“Kam dashur që të jem në kuvend, me shpresën se do të realizojmē një ditë atê andêrr të qytetarêve ( SPITALIN KUNDËR LEUKEMISË) sepse më shumë ndoshta nuk kam pasur mundesi në këto rrethana!

Nuk reflektuan aty ku rinia kërkonte që të jam DEPUTET,  edhe pse kishim kontakte, dhe tani po qëndrojjë jashtë kuvendit si shërbetorë i qytetarit pa ndryshuar asnjëherë”, ka shkruar Labi.

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, kjo pasi Qeveria Hoti ka rënë pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi. 

Të ngjashme