Lajçak: BE-ja mund të arrijë marrëveshje Kosovë-Serbi brenda pak muajsh

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Negociatat të ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, mund të përfundojnë me një marrëveshje brenda muajve, sipas të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Negociatat që u ndërprenë në 2018, por rinisën sërish në korrik, pasi Kosova vendosi tarifa në produktet serbe.

I pyetur nëse një marrëveshje mund të arrihet, Miroslav Lajçak  i dërguari i BE-së u tha reporterëve se do ishte e gabueshme të bëhet ndonjë parashikim për një datë të caktuar, pasi ekzistojnë ‘’çështje që janë të komplikuara e që kërkojnë zgjidhje”, transmeton Gazeta Metro.

‘’Le të shohim sa kohë na duhet, por unë po flas për çështje muajsh, nuk po flas për çështje vitesh’’, shtoi ai. ‘’Të dy palët janë të vendosur, dy palët janë serioze dhe respektojnë njëra tjetrën”.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave pritet të takohen në SHBA, në lidhje me çështjet e bashkëpunimit ekonomik, përcjell Reuters, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshe, BE ka njoftuar se brenda muajit shtator mund të ketë takim mes dy palëve, por pa dhënë një datë të saktë. Ndërkaq, emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pret më 4 shtator në Washington delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit, ku deri tani është thënë se do të bisedohet vetëm për çështje ekonomike. Në disa media vendore nga burime të tyre kanë raportuar se në takim mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme