Lajçak bën thirrje për unitet: Dialogu s’është përgjegjësi e një partie, marrëveshja në qeverisjen e Kurtit

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 09:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë konferencës për medie tha se dialogu nuk duhet të jetë përgjegjësi vetëm për një parti në Kosovë, por për të gjithë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Do të shpresoja të vija më shpesh këtu, unë kam ardhur në një Kosovë që kanë përfunduar zgjedhjet dhe që i kanë dhënë mandat të fortë Osmanit dhe Kurtit”.

“BE-ja dhe ShBA-ja janë në një partneritet dhe dëshirojë që me ardhjen e administratës Biden marrëdhënia është me e afërt se sa parashihej”.

“Mbështetja për programin elektoral të Kurtit dhe Osmanit BE-ja është e gatshme t’i mbështet prioritetet dhe shtetet anëtarë të BE-së presin vazhdimin e dialogut dialog që po ndërmerr çështje që janë të rëndësishme për Kosovën dhe në kontekst diskutuam se ku jemi dhe çka kemi arritur dhe cilat janë hapat e tjerë dhe përfundimi nga këto dy takime është se dialogu duhet të vazhdojë”.

“Uniteti politik në Kosovë dialogu nuk është përgjegjësi e një partie apo qeverisë, por e të gjitha partive politike”.

Lajçak ka folur edhe rreth hartës në zyrën e tij ku Kosovën e paraqiste si pjesë të Serbisë, duke shtuar se ka nevojë për dialog ndërmjet të dy vendeve dhe marrëveshjes gjithë përfshirëse, raporton EO.

Ai ka thënë se s’ka menduar të ofendojë askënd me hartën në zyrën e tij, e në të cilën kufijtë e Kosovës nuk shënoheshin sikur të shteteve tjera në Ballkan.

“Ne do të vazhdojmë sa më shpejt që është e mundshme dhe kur të jenë gati ku proces mund të përfundojë në disa muaj, por nuk është çështje e viteve dhe nuk do të ngutemi, por ne nuk presim që të zgjat 3-5 vjet nëse këta do të kenë vullnet”.

“Kam sqaruar seri më tash. jë zyrtar i BE mund të përdorë vetëm hartat zyrtare dhe kjo është harta që na kanë dhënë dhe kjo ka krijuar një emocion dhe kjo është dëshmi se kemi nevojë për dialog dhe do të jetë harta e njëjtë në fund të dialogut dhe mund ta kompletojmë këtë proces me një marrëveshje të gjithëpërfshirëse”.

Diplomati përfundon vizitën të mërkurën, për të vazhduar në Serbi dhe në Mal të Zi.

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë më 14 shkurt, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Të ngjashme