Lajçak: Besoj se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të arrihet brenda pak muajsh

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, një ditë para së ta vizitojë Kosovën, ka folur për shumë çështje.

I deleguari i BE-së për dialogun, ka folur për takimin e radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ka treguar se për cilat tema janë pajtuar palët për të negociuar në Bruksel.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në Washington dhe rolin e BE-së në këto çështje.

Sipas përfaqësuesit të BE-së, një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis.

“Ne do të shpallim datën për raundin tjetër të diskutimeve në Bruksel në kohën e duhur. Ne së pari do të vazhdojmë negociatat në nivelin e kryenegociatorëve, të cilat eventualisht do të çojnë në takimin e ardhshëm të liderëve. Ashtu si Presidenti Vuçiq, edhe Kryeministri Hoti e bënë shumë të qartë se ata janë të gatshëm të vijnë në Bruksel”, ka thënë Lajçak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme