Lajçak bisedon me Mustafën për procesin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një bisedë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Lajçak ka falënderuar Mustafën për siç ka thënë ai bisedën konstruktive për situatën politike dhe pandeminë COVID-19.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, gjendjen me COVID-19 dhe pritjet për të ardhmen e Kosovës. U pajtuam për përparësinë e rifillimit të dialogut që duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përshpejtimin e përparimit në rrugën e tyre evropiane”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë të ngjashme edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. 

Të ngjashme