Lajçak e Bild paralajmërojnë: Dështimi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, nxit planet për rikonfigurim të kufijve

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një bashkëbisedim të organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike, ka folur për ‘non-paper’-at e publikuara së fundi në të cilat përshkruhen lëvizje kufijsh e ndryshime strukturore të shtetësisë së Kosovës.

Lehtësuesi evropian i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë ka thënë se është kundër rikonfigurimit të kufijve.

Gjersa komentonte non-paperët e publikuar, Lajçak tha se plani A i BE-së ai i zgjerimit dhe se nuk ka zëvendësim për këtë plan.

“Fatkeqësisht vizioni i anëtarëve të BE-së për Ballkanin Perëndimor është bërë më i mjegullt dhe më i largët dhe rrjedhimisht më pak stimulues. Derisa jemi duke krijuar zbrazëti në regjion, të tjerët po vinë me ide të tjera. Për mua, nuk ka garë ndaj planit A, që është plani i zgjerimit i BE dhe pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por ne duhet gjithashtu të dimë se nuk ka vend për ankesa dhe nëse nuk jemi serioz me planin, atëherë njerëzit do të vinë me planin B dhe kjo është saktësisht çka non-paperi i parë ka të bëj”, tha Lajçak, shkruan Reporteri.net.

Në anën tejtër, ish-ministri i Jashtëm i Suedisë e përfaqësues i OKB-së për Ballkan, Carld Bild, tha se nëse plani A i BE-së nuk funksion, do të fillohet të diskutohet plani B.

“Të kthemi tek ajo që thotë Mirosllavi. Nëse plani A nuk kryen punë, BE humbë kridibilitetin, atëherë ju keni planin B, non-papërit janë në tavolinë. Nuk besoj se do të ndodh menjëherë. Është tepër e rrezikshme. Por mund të fillojë të rrëshqas drejt planit B. Të gjithë thonë se nuk pajtohemi me atë paper, por ata që kanë punuar me Ballkanin e dinë se ka një numër personash që pajtohen me të në regjion”, tha Bild, përcjellë Reporteri.net.

Në këtë takim Lajçak foli edhe për planet rreth dialogut e takimit të parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që pritet të mbahet brenda pak javësh.

Të ngjashme