Lajçak: Heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer dialogut

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mirëpritur heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer tavolinës së dialogut.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë në Kosovë për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për vazhdimin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja tregon përkushtimin e qartë të Kosovës për t’u kthyer në tavolinë pa shtyrje”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme