Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian mbi gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se e vlerëson shumë interesin dhe mbështetjen e tyre mbi procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator, ku presidenti serb kishte ngritur çështjen e asociacionit, organ ky që Serbia kërkon të ketë kompetenca ekzekutive.

Pas kthimit në Kosovë, kryeministri Hoti kishte deklaruar se çështja e asociacionit nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve pasi ajo është çështje e mbyllur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme