Lajçak, Kurti e Rakiq bisedojnë rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe parandalimit të Coronavirusit

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka biseduar sot me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Lajçak në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se me dy politikanët në fjalë ka biseduar për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.

“Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Bisedova me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe reagimet ndaj Covid-19 dhe ndihmave të Bashkimit Evropian”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në gjuhën e angleze:

Të ngjashme