Lajçak në Kosovë, takohet me Hotin dhe Osmanin

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është nisur drejt Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vet sllovaku nëpërmjet një statusi në Twitter.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës në agjendën ditore për kryeparlamentaren ka bërë të ditur se takimi i Vjosa Osmanit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak do të mbahet në 17:45.

Ndërsa me kryeministrin Avdullah Hoti, Lajçak do të takohet në ora 18:30. Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme tha se nuk e di nëse do të ketë një takim me Lajçakun.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme