Lajçak në Kosovë, të martën takohet me Osmanin

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes,Vjosa Osmani, do të takohet nesër me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur sot në Kosovë për vizitë tre-ditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme