Lajçak në Serbi pas zgjedhjeve dhe para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, do të qëndrojë në Beograd në një vizitë dyditore pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi të dielën, ka raportuar agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.

Lajçaku, që do të qëndrojë në Beograd më 22 dhe 23 qershor, do të takojë zyrtarët më të lartë të Serbisë për të diskutuar hapat e mëtejmë dhe modalitetet për rifillimin e bisedimeve që janë stopuar që nga nëntori i vitit 2018.

I dërguari i BE-së qëndroi në Kosovë për tri ditë, ku takoi edhe përfaqësuesit shqiptarë e edhe ata serbë. Ai tha se kushtet për vazhdim të dialogut janë krijuar.

Lajçak gjithashtu foli edhe për marrëveshjen Kosovë – Serbi duke shtuar se do të ketë normalizim të marrëdhënieve, por qëndroi i heshtur karshi pyetjeve për njohje reciproke.

Vizita e Lajçak në Serbi vjen pas zgjedhjeve nacionale atje dhe pak para vizitës së krerëve politikë në Serbi në SHBA ku do të takohen me delegacionin e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi.

Të ngjashme