Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur që në këto takime kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv.
“Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit unë zhvillova dy takime të rëndësishme dhe thelbësore me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar për hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar ai.