Lajcak: Patëm diskutim të detajuar me Kurtin për dialogun, të martën takohen Bislimi e Petkoviq

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Emisar Special i BE-së, Miroslav Lajcak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.

Lajcak ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën, raporton Gazeta Express.

“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajcak.

Të ngjashme