Lajçak: Rruga e Kosovës në BE shkon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është i mirëpritur në Kosovë.

Pas takimit të zhvilluar mes vete, Hoti tha se diskutuan rreth pritshmërive dhe qasjen që do ta ketë Qeveria karshi dialogut, raporton Ekonomia Online.

”Ai në Kosovë është i pritur i nderuar”.

”Kam pasur disa diskutime para vizitës së tij në Prishtinë. Edhe sot në takime informova për takimet dhe qasjen në dialog”.

”Një dialog që përfundimisht përmbyll mosmarrëveshjet dhe çon tek njohja reciproke dhe i hapë Kosovës përspektivë”.

”Kjo është e rëndësishme për gjithë rajonin dhe stabilitetin dhe komplet Bashkimin Europian”.

”Vendi ynë është brenda Bashkimit Europian”.

”Shfaqa gatishmërinë tonë. Jemi duke zhvilluar konsultime për të përfshirë të gjitha palët karshi këtij procesi”.

”Lajçak ka agjendë të ngjeshur në këto procese. por pres që në fund të vizitës së tij, të diskutojmë edhe njëherë për dialogun rreth asaj se si ta çojmë këtë process substancial drejt njohjes reciproke”.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak sot me vete në Prishtinë ka sjell një ftesë për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Në konferencën e përbashkët pas takimit të tyre, Lajçak ka njoftuar se ia ka dorëzuar Hotit ftesën për të shkuar në Bruksel, raporton EO.

“E respektoj rolin kushtetues të Qeverisë në dialog dhe jam i kënaqur që dialogu është topprioritet. Folëm me kryeministrin për pritjet tona dhe hapat konkret. Ia solla një ftesë që ta vizitojë Brukselin”, është shprehur Lajçak.


Për Kosovën s’ka Bashkim Evropian pa u pajtuar me Serbinë.

Këtë e ka thënë , i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Dialogu po hyn në vitin e dhjetë, është dialog që mbështetet me rezolutën e asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe ky dialog ka sjell rezultate reale. Dua të ndërtojë mbi këtë që është arritur dhe të shkojmë më tutje dhe të arrijmë përmbylljen e këtij procesi. Rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, është shprehur Lajçak në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Avdullah Hoti.

“Dua që Kosova të ecë përpara. BE është e gatshme ta ndihmojë Kosovën drejt të ardhmes evropiane”.

Lajçak ka thënë se Hotin e ka njoftuar për mandatin e tij dhe planin se si të arrihet të marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

Të ngjashme