Lajçak: Takimi i radhës i nivelit të lartë në fillim të shtatorit

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

I dërguari I posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati në Bruksel me kryeminsitrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se takimi i radhës në mes tyre do të vazhdojë në fillim të shtatorit.

“Takimi i radhës i nivelit të lartë do të vazhdojë në fillim të shtatorit”, është shprehur Lajçak.

Tutje, ai tregoi se cka u bisedua gjatë takimit me liderët Hoti-Vuçiq.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE pas rifillimit. Falënderoj të dy palët që ishin të pranishme në Bruksel dhe angazhimin që treguan. Diskutimet e sotme ishin të fokusuara në dy elemente: E para personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur. Për temën e parë është simbolike si çështje në kontestin e pajtimin dhe është reale për familjarët që jetojnë në paqartësi me dekada”, ka thënë Lajçak.

“Është e rëndësishmehe që të punohet me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të zgjidhen çështjet e mbetura. Çështja tjetër është e rëndësishme për sigurimin e jetesës për të rikthyerit”.

Ai gjithashtu tregoi se tema e dytë është bashkëpunimi ekonomik në mes shteteve dhe krijimi i vendeve të punëve.

“Tema e dytë ishte bashkëpunimi ekonomik. Është me rëndësi që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik që nënkupton krijim të vende të punës dhe ngritje të standardit jetësorë të qytetarëve të të dyja vendeve”, shtoi Lajçak.

Të ngjashme