Lajçak takon ambasadorët e BE-së në Kombet e Bashkuara, mbështetet për përpjekjet në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

I Dërguari i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim në New York me ambasadorët evropianë.

Aty ai ka marrë përkrahjen për përpjekjet e avancimit në dialogun mes dyja vendeve, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit Miroslav Lajçak për shkëmbimet e shkëlqyera me ambasadorët e BE-së në nisje të vizitës në Kombet e Bashkuara”.

“Mbështetje e plotë për përpjekjet tuaja për përparimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në qëndrim.

“Samiti BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor i kësaj jave shfaqi angazhimin e fortë të BE-së për partnerët tanë të afërt”.

Të ngjashme