Lajçak takon Bislimin: Dialogu Kosovë-Serbi është politik, s’ka asgjë teknike

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.

 Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është  politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme